Fluks emigrantësh në Portin e Durrësit

Shqipëria

Fluks emigrantësh në Portin e Durrësit

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:09
Porti i Durresit

Mëngjesi i kësaj të enjteje ka sjellë rreth dy mijë pasagjerë në portin e Durrësit, ndërsa në mbrëmje priten edhe 2 tragete të tjera.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, fluksi më i madh do të regjistrohet në fundjavë, kur në portin më të madh në vend parashikohet të mbërrijnë rreth 7000 pasagjerë.

Për të përballuar fluksin në hyrje të emigrantëve që kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit, autoritetet portuale kanë shtuar numrin e sporteleve si dhe po aplikojnë masa shtesë për shërbimet e ofruara në Terminalin e Trageteve.

Ndërkohë për të përballuar fluksin në hyrje të pasagjerëve, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë nisur lundrimet e dyfishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat