Ekstradimi i Albert Shkembit nga SHBA, reagon ministri Balla: Pandërshkueshmëria do të marrë fund!

Shqipëria

Ekstradimi i Albert Shkembit nga SHBA, reagon ministri Balla: Pandërshkueshmëria do të marrë fund!

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 18:11
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ekstradimit të 60-vjeçarit shqiptar Albert Shkembi nga SHBA-ja drejt Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se sundimi i ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Ndër të tjera ai tha se askush nuk do të mund t’i fshihet përballjes me drejtësinë.

“Një tjetër rezultat i mirë i Policisë së Shtetit, e cila falë bashkëpunimit me DSS/OCIU U.S. Embassy-Tirana dhe United States Marshals Service bënë të mundur lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin sot të një shtetasi të dënuar me 12 vite burgim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili fshihej në Neë Jersey, SHBA. Sundimi i ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet përballjes me drejtësinë!”, u shpreh ministri Balla.

Kujtojmë se Albert Shkembi u arrestua në New Jersey, në muajin qershor të këtij viti pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat