Trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Norvegji, në pranga 26-vjeçari nga Italia

Shqipëria

Trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Norvegji, në pranga 26-vjeçari nga Italia

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një 26 vjeçar nga Italia është vënë në pranga pasi trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Norvegji.

Sipas hetimeve të policisë, italiani me iniciale G. T., ka blerë në mënyrë të jashtligjshme, një automjet tip “BMË”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji, dhe më pas e ka trafikuar atë, në vendin tonë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, një automjet të vjedhur, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Nord'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Makina është sekuestruar nga policia, në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jenë kryer nga 26-vjeçari, dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat