​Kthimi për festa, fluks edhe në portin e Vlorës

Shqipëria

​Kthimi për festa, fluks edhe në portin e Vlorës

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Portin e Vlorës, sot u regjistrua fluks emigrantësh, të cilët Krishtlindjen dhe Vitin e Ri do ta festojnë pranë familjarëve të tyre.

Me dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë, kanë mbërritur rreth 1400 pasagjerë.

Ndërsa në terminalin e Vlorës policia kufitare ka hapur nëntë sportele për kontrollin e dokumentacioneve që emigrantët mos të presin në radhë.

Edhe në ditën në vijim pritet të ketë fluks në hyrje nga Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat