Shkoi për piknik me shokët, i riu rrëzohet nga shkëmbi! Niset me urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

Shkoi për piknik me shokët, i riu rrëzohet nga shkëmbi! Niset me urgjencë drejt spitalit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat