Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 2 muaj pa marrë pagat

Shqipëria

Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 2 muaj pa marrë pagat

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 12:35
Punonjësit e Portit të Shëngjinit

Mos marrja e pagave prej dy muajsh si dhe reforma në administrate që pritet të nis zbatimin në janar të 2024 ka ngritur në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit.

Sipas tyre, kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmemaxhimi si dhe shtim të numrit te personelit në mënyrë fiktive.

Reforma prek rreth 40 punonjës të portit Shëngjin, por te larguarit pretendojnë se këto largime po bëhen në mënyrë selektive me prapavije politike.

Pjese e shqetësimit te tyre ju bashkia deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj e cila u kërkoj organeve te drejtësisë që të hetojë abuzimet ne këtë ndërmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat