Sa para fiton kryeministri Rama nga klikimet në Youtube? E zbulon eksperti

Shqipëria

Sa para fiton kryeministri Rama nga klikimet në Youtube? E zbulon eksperti

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 21:53
Edi Rama

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku zbuloi dis detaje interesante në lidhje me politikanët dhe platformat e tyre në youtube.

Nini iu përgjigj dhe kuriozitetit të të ftuarve në studio se sa para gjeneron nga klikimet kryeministri i vendit Edi Rama.

Shefi i Acromax u shpreh se Rama nuk ka një llogari të monetizuar në youtube, megjithëse ai ka 300 deri në 400 mijë shikues unikë në muaj.

Eksperti tha se në bazë të të dhënave rezulton se asnjë politikan në Shqipëri nuk ka një kanal në youtube të monetizuar me qëllim gjenerimin e të ardhurave. Por ata i përdorin mediat online për të përçuar mesazhet e tyre politike.

“Kryeministri Edi Rama nëpërmjet “podcastit” të tij fiton zero lekë, pasi nuk e monetizon në radhë të parë. Mund ta shikoj çdo njeri nga jashtë që nuk e ka të monetizuar. Pse nuk e monetizon? Besoj se nuk e ka për interesa financiare apo ekonomike që të gjenerojë të ardhura. Mund të hapet me IP adrres nga Gjermania dhe nuk të del asnjë lloj reklame në asnjë video. E njëjta gjë vlen për të gjitha kanalet e politikanëve që unë kam parë në youtube. Çfarë është për t’i konsideruar te pjesa e kryeministrit është që bazuar mbi statistika që mund të hulumtohen, ai ka diku te 300-400 mijë shikues të ndryshëm në kanlin e tij. Një “view”, një shikim. Pasi me “viewer” është e vështirë të matet suksesi pasi një klikim mund të jetë dhe një e parë 20 sekonda e videos”, tha Nini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat