Ekstradimi i Ruben Saraiva, Balla: Do t’i japim fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera

Shqipëria

Ekstradimi i Ruben Saraiva, Balla: Do t’i japim fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas mbërritjes në Rinas të portugezit Ruben Saraiva, autori i dyshuar i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Balla thekson se vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

“Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza” ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë”, thotë ai.

Balla ka shkruar se ekstradimi është realizuar edhe pse nuk kanë marrëveshje me Mbreterinë e Marokut.

“Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera”.

Tutje, Balla thotë ” Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ekstradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024″.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat