Meta reagon për liberalizimin e vizave për Kosovën: Arritje plotësisht e merituar

Shqipëria

Meta reagon për liberalizimin e vizave për Kosovën: Arritje plotësisht e merituar

Më: 1 janar 2024 Në ora: 13:47
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta tha se ky proces është arritje e plotësisht e merituar.

“Viti 2024 ka nisur në mënyrën më të shkëlqyer për qytetarët e Kosovës, pasi nga sot ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen.

Liberalizimi i vizave është një arritje plotësisht e merituar për Kosovën. Shpreh urimet më të përzemërta për qeverinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat