Fluks mjetesh në rrugë për shkak të festave, Policia e Elbasanit me masa shtesë për lehtësimin e qarkullimit

Shqipëria

Fluks mjetesh në rrugë për shkak të festave, Policia e Elbasanit me masa shtesë për lehtësimin e qarkullimit

Më: 2 janar 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Për shkak të festave, fluksi i mjeteve në rrugë është shtuar, dhe kjo ka bërë që në Elbasan, Policia Rrugore të marrë masa për lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Elbasanit njofton se me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”, janë shtuar masat.

Gjithashtu, në terren, janë angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

“Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

📌Policia Rrugore e Elbasanit, masa shtesë për të lehtësuar qarkullimin për shkak të fluksit 👮🏻👮🏻‍♂️🚔

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Gjithashtu, në mbështetje të Policisë Rrugore, në terren, janë angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.

Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat