Kërkesë presidentit të Republikës së Sqhipërisë, Bajram Begaj

Shqipëria

Kërkesë presidentit të Republikës së Sqhipërisë, Bajram Begaj

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 3 janar 2024 Në ora: 18:07
Bajram Begaj

 I lartnderuar President i Republikës së Shqipërisë, Shkelqesia Juaj Bajram Begaj,

Së pari kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’iu urojmë Vitin e Ri 2024 me dëshirat më të mira dhe më të sinqerta vëllazërore dhe kombëtare, që ky vit të jetë i mbarë për Ju dhe për gjithë kombin shqiptar dhe Shqipërinë, që ta gëzojmë në paqe dhe në mirëqenie të plotë së bashku me aleatët dhe miqtë tanë së bashku me Amerikën në krye si garantin kryesor të sigurisë, të stabilitetit, të zhvillimit, të demokratizimit, të prosepritetit dhe të koekzistecës rajonale dhe evropiane ndërkombëtare.

Z. i shtrenjtë President Begaj,

Me bidnjen dhe me besimin e plotë se jemi në anën e drejtë të mëkëmbjes së vlerave të lirisë., të drejtësisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të kombit dhe të atdheut tonë të shenjtë-Shqipërisë, e konsiderojmë racionale dhe të dobishme për interesin e përgjithshëm si të popullit, ashtu edhe të shtetit shqiptar, që të përfillim Kushtetutën e Republiksës së Shqipërisë (1998), si dhe të gjitha ligjet e saj, që përbëjnë shtetin e së drejtës për të jetuar në paqe, në harmoni, në mirëqenie të begatë dhe, të barabartë  në të drejta, detyrime dhe privilegje, që dalin si fryte të punës dhe të përgjegjësisë së përbashkët.

Prandaj, në këtë frymë  të përligjjes së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të obligimeve dhe përgjegjësisë, që Shqipëria ka ndaj OKB-së, ndaj NATO-s, ndaj  OSBEs-ë, kur është fjala për  zbatimin dhe për respektimin e  të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera fundamentale të së drejtës humanitare dhe publike ndërkombëtare,  edhe ne si institucion (Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve me seli në Nju-Jork) vendosëm, që  juve persoanlisht si institucion më i lartë shtetëror, t’ua dërgojmë këtë :

KËRKESË  për Zbardhjen e Vrasjes së Heronjve të Kosovës, Gjeneralmajor Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj (9 maj 1998), si dhe të Kolonelit Ahmet Krasniqi (21 shtator 1998), të vrarë në dy (2) atentate terroriste të ndryshme, Ahmeti në qendër të Tiranës, kurse Iliri dhe Haziri në Milisakj të Tropojës.

Këtë kërkesë ia kemi dërguar edhe Kryeministrit të nderuar z.Edi Rama, më 1 janar 2024. Të njëjtën (vetëm me një ndryshim se në Adresën e Presidentiti Begaj futëm edhe vrasjen e Kolonelit Ahmet Krasnqi, më 21 shtator 1998). -Ja me kënaqësi të veçantë (në adresën e saktë ligjore dhe kushtetuese) po ua dërgojmë, edhe Juve z.President i lartnderuar, me besimin e plotë, se do të keni mirëkuptim ndaj  kërkesës sonë, që ta  shqyroni në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi.

Z.President Begaj,

Iu lusim që brenda autorizimeve dhe kompetencave të Juaja kushtetuese, si dhe në përputhje me parimet dhe me objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare  të RIKUJTONI Prokurorinë e Shqipërisë, që të hetojë këto raste makabër, në mënyrë që dorasit t’i sjellë në bankën e zezë  në gjyq, sepse tanimë kanë kaluar jo më pak se 26 vjet nga vrasja e tyre, e familjarët e viktimave ende në ankth, duke pritur vendimin  e formës së prerë së Prokurorisë së Shqipërisë, përkatësisht të gjykatave të saj.

Ndaj, z.  President Begaj,

Tani si UNIFIKUES DHE “GARDIAN” i POPULLIT DHE i SHTETIT në mbrojtjen e humanizmit, të solidarësisë, të barazisë, të drejtësisë, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës (të gjithë të barabartë, edhe para ligjit, edhe ppara Kushtetutës në fuqi), tani fjalën kryesore kryesore dhe vendimtare e keni Ju z. President i shumënderuar Begaj, që të ndikoni tek Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë, në mënyrë që t’i detyroni në zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës, së Shqipërisë (1998), sepse askund në Evropë e as në botë nuk lejohet, që 26 vjet të pritet  ngritja e ndonjë procesi gjyqësor, ashu sikur ka ndodhur në Shqipëri ( në maj dhe në shtator të vitit 1998) deri tani (1998-2024)!

Meqë jemi pjesë e Europës së integruar Perëndimore, atëherë të sillemi, të veprojmë dhe t’i zbatojmë ligjet dhe konventat ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, edhe në rastin konkret (post mortem, 26 më pas), të fillojë procedura gjyqësore për  hetimin dhe zbardhjen e vrasjes politike të Gjeneralmajorit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, si dhe të Kolonelit të UÇK-së, HEORIT të Kosovës, Ahmet Krasniqi.

Mbesim me shpresë, se Kërkesa jonë e njëzëshme, do të merret në konsideratë nga Presidenti Bajram Begaj.

Akademia   Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Nju-Jork, më 3 janar 2024.

Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra (kryetar)

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni (nënkryetar)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat