“Janë goditur 47 grupe kriminale”- Balla: Shqetësim mbeten rastet e dhunës në familje!

Shqipëria

“Janë goditur 47 grupe kriminale”- Balla: Shqetësim mbeten rastet e dhunës në familje!

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:47
Taulant Balla

Gjatë konferencës për analizën vjetore të ministrisë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë publike edhe bilancin sa i përket operacioneve të Policisë Shtetit.

“Gjatë vitit 2023, janë zhvilluar 1198 operacione policore, 62 prej të cilave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.

Janë marrë masa 7845 shtetas autor të krimeve të ndryshme. Janë goditur 47 grupe kriminale, me veprimtari në kultivim, prodhon, trafikim, shpërndarje te lendeve  narkotike, apo edhe pjesë e grupeve kriminale të përfshirë në vrasje.

Sa i përket vrasjeve kemi pasur një rënie drastike, krahasuar me një vit më parë. Kemi 35 vrasje, krahasuar me 107 me vitin 2013 dhe 124 me vitin 2012.

11 prej tyre janë krim në familje, sikurse ishte edhe ngjarja e sotme në Tiranë.

35 është një numër që Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë.  I kam kërkuar Drejtorisë Vendore të Policisë, një dorë të hekur kundër dhunës me bazë gjinore dhe një mbështetje të vecante për viktimat e dhunës.

Gjatë vitit 2023, 4698 raste të dhunës në familje, 783 autorë në pranga, 1047 të tjerët është vendosur të procedohen në gjendje të lirë.

Kjo është një situatë e papranueshme dhe që këtu nuk mjafton vetëm policia, duhet një ndërgjegjësim i shoqërisë sonë për parandalimin e këtij fenomeni.

Gjatë vitit 2023, është rritur forca parandaluese, janë parandaluar 67 ngjarje të rënda kriminale dhe unë mendoj se kjo do të jetë sfida e re e Policisë së Shtetit.

488 vjedhje janë zbuluar. Sa i përket indeksit evropian mbi kriminalitetin dhe sigurinë publike Shqipëria konsiderohet si një vend me indikator sigurie me të lartë krahasuar me fqinjat tanë që janë anëtar të BE.

Rezultatet e “Tempullit” na ka dhënë mundësinë të kuptojmë që  ky fenomen duhet luftuar në mënyrë të përditshme. Janë goditur 24 grupe kriminale dhe janë vendosur para drejtësisë 530 shtetas.

Do ta forcojmë me ligj paketën e sigurisë në shkolla dhe do të ashpërsojmë dënimin e parashikuar në kodin penal për veprat që kryhen ne perimetrin e sigurisë.

Kemi bllokuar me ligj shitjen e tullumbaceve me azot.

Sa i përket operacionit, “Sundimi i ligjit” janë goditur 19 grupe kriminale” tha ndër të tjera Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat