Nëna e 4 fëmijëve, viktimë e bullizmit! Aleanca e këshilltareve bashkiake të Durrësit: Sensibilizimi është thelbi, instancat shtetërore të hetojnë rastin deri në fund

Shqipëria

Nëna e 4 fëmijëve, viktimë e bullizmit! Aleanca e këshilltareve bashkiake të Durrësit: Sensibilizimi është thelbi, instancat shtetërore të hetojnë rastin deri në fund

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Aleanca e këshilltareve bashkiake të Bashkisë Durrës ka reaguar për rastin tragjik në Sukth të Durrësit, ku nëna e 4 fëmijëve i dha fund jetës për shkak të presionit psikologjik, duke konsumuar fotoksinë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Aleanca e grave këshilltare të Bashkisë Durrës ka kërkuar drejtësi, ndërgjegjësim dhe përkrahje për Bedrie Lokën, ndërsa thekson se “është koha që të gjitha instancat shtetërore të hetojnë deri në fund këtë ngjarje të rëndë”.

‘Sensibilizimi është thelbi. Le të ndërtojmë një shoqëri të ndjeshme ndaj dhimbjes dhe vuajtjeve’, thuhet më tej në njoftim.

“Ndajmë dhimbjen e një humbjeje tragjike! Familja e një nëne të pambrojtur ka humbur një dritë të çmuar. Moralisht ndihemi të detyruar të reagojmë për drejtësi, ndërgjegjësim dhe përkrahje. Bashkohemi në thirrjen për një hetim të plotë dhe të pavarur. Është koha për përgjegjësi e të gjithë instancave shtetërore të hetojnë deri në fund këtë ngjarje të rëndë.

Sensibilizimi është thelbi! Le të ndërtojmë një shoqëri të ndjeshme ndaj dhimbjes dhe vuajtjeve. Ngushëllime familjes! Solidaritet me familjen dhe fëmijët. Le të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt. #drejtësi #ndergjegjesim #solidaritet #mbështetje”- thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat