Shpallet në kërkim 50-vjeçari nga Tirana, ja për çfarë akuzohet

Shqipëria

Shpallet në kërkim 50-vjeçari nga Tirana, ja për çfarë akuzohet

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:30
Arma e sekuestruar

Një 50-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Në kërkim është shpallur shtetasi me inciale, D. V., 50 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Zall Bastar.

Gjatë kontrollit nga policia i janë gjetur në banesë një pistoletë, katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat