Situata me virozat/ Mjeku i njohur tregon se cili është faktori që përkeqëson gripin

Shqipëria

Situata me virozat/ Mjeku i njohur tregon se cili është faktori që përkeqëson gripin

Më: 10 janar 2024 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Mjeku Ilir Allkja i ftuar mëngjesin e kësaj të mërkure në një emision televiziv sa i përket situatës aktuale të virozave, u shpreh se me sjelljen tonë ne mund të ndikojmë në qetësimin e çdo viroze që është në qarkullim.

Ai tha se një faktor që e përkeqëson gripin është mbajtja e kondicionerit në temperaturë të lartë dhe mungesa e qarkullimit në dhoma, ndaj është mirë që të bëjmë ajrosje të ambinetit ku ne qëndrojmë.

“Ne me sjelljen tonë mund të ndikojmë te qetësimi i çdo lloj viroze që është në qarkullim. Ne në traditën tonë e kemi patur dhe e kemi zakon që të kemi ambiente sa mëtëngrohta, me ajër sa më të nxehtë dhe harrojmë që në këtë mënyrë ne acarojmë mukozën e hundëve dhe trakteve respiratore.

Në një farë mënyre e thajmë atë dhe e mbingarkojmë me pluhura. Kondicioneri duhet të mbahet aq sa duhet, por është e rëndësishme të ajroset. Është shumë më mirë një ambient i ftohtë por i pastër, se sa një ambient me ajër të ngrohtë por të ngarkuar me pluhura”,-tha Ilir Allkja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat