Vdekja e 3-vjeçarit, deputeti Shehu kundër Prokurorisë: Jo mjekë të huaj për riekspertimin, kemi specialistët tanë

Shqipëria

Vdekja e 3-vjeçarit, deputeti Shehu kundër Prokurorisë: Jo mjekë të huaj për riekspertimin, kemi specialistët tanë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 22:06
Tritan Shehu

Pas publikimit nga News24 dhe BalkanWeb të lajmit se Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë të huaj për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, ka reaguar deputeti Tritan Shehu.

Në një postim në Facebook, duke iu referuar përgjigjes zyrtare të Prokurorisë për News24 dhe BalkanWeb, Shehu shprehet se nuk bie dakord me deklaratën kur thuhet se në vendin tonë ka një numër të kufizuar specialistësh të kësaj fushe.

“Normalisht Mjekësia Ligjore e tashti Prokuroria e më tej Gjykata duhet të kërkojë mendimin e këtyre specialisteve serioze, përpara se të drejtohet jashtë”, shkruan Shehu ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Prokuroria te dije qe Sherbimi e Shoqata e Anestezi Reanimacionit ka nje plejade mjekesh te shkelqyer profesionalisht edhe nga ana etike.

Po lexoj ne media nje material te Prokurorise se Tiranes per fatkeqesine e femijes B.S. qe humbi jeten gjate nje nderhyrje, gje per te cilen perseri shpreh ngushellimet.

Me vjen mire, qe persa i takon mangesive e konkluzioneve te pa bazuara (them te lidhura kryesisht me anestezine) te ekspertizes Mjeko Ligjore, Prokuroria ka te njejtin mendim me ekspertet e fushes sone.

Te deklaruara keto mbas publikimit te saj, fatkeqesisht dhe atehere ne media!!!

Sidoqofte Prokuroria kerkon me te drejte te riperseritet.

Dhe shkaku kryesor qendron ne mos perfshirjen ne ate te mendimit te kualifikuar specialist (pa dyshim te anestezisteve), te cilen Prokuroria e ve ne dukje.

Por megjithe respektin per Prokurorine, ndoshta per mos njohurite e saj, nuk jam dakort kur ne material thuhet se :—„Mjeket e specializuar ne keto fusha ne Shqiperi jane ne nje numer te kufizuar dhe….kane punuar me mjeket e perfshire ne hetim….duke ndikuar ne pa anesine  e objektivitetin e hetimit“.

Keshtu konkluzioni i saj eshte te thirret nje „ekspertize me specialiste te huaj“, duke anashkaluar krejtesisht specialistet vendas.

Nuk jam aspak kunder ne parim ndaj cdo ekspertize a konsulte me kolege te huaj.

Perkundrazi desheroj te them se ne realizojme shume te tilla per raste te veshtira, vdekje, direkt apo ne konferenca a kongrese shkencore, ketu e jashte.

Kjo dhe sepse Shoqata jone e Anestezi Reanimacionit eshte antare e shume organizmave nderkombetare, midis te cilave e ESA, Shoqata zyrtare europiane.

Nga ana tjeter Shqiperia sot ka jo pak, por mbi 200 specialiste te Anestezi Reanimacionit, ka 50 specializante, Profesore, As.Prof, Dr shkencash etj.

Ka specialiste te shkelqyer te nivelit nderkombetar, nje Sherbim Qendror Universitar e Klinik, qe bejne te mundur jo vetem zhvillimin e shume kirurgjive te medha, por shpetimin e jetes se qindra pacienteve.

Kjo fale kolegeve te afte profesionalisht dhe plot vlera etike, morale e dinjitet.

Ky realitet nuk mund te anashkalohet prej askujt me dy fjali nen vlehtesimi sikur te mos egzistonte, as nga Prokuroria e Tiranes.

Normalisht Mjekesia Ligjore e tashti Prokuroria e me tej Gjykata duhet te kerkoje mendimin e ketyre specialisteve serioze, perpara se te drejtohet jashte.

Edhe ne nje nevoje te tille, qe normalisht duhet ta kordinojne me ekspertet tane, eshte Sherbimi a Shoqata qe mund tu drejtohen ESA si struktura europiane, etj.

Sepse ketu kemi te bejme me nje ceshtje e gjykim profesional e teknik.

Ndryshe tingellon si nje mosbesim, qe shkon deri ne diskriminim te institucioneve e vlerave tona.

Ndersa per problemet etike, as duhet te behet fjale per „specialiste te huaj“!

Pikerisht keto me kane shqetesuar pa mase… Duke shpresuar, qe jane „lapsuse“ mos informimi, e te koregjueshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat