Grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge, ekstradohen nga Italia dhe Greqia dy persona

Shqipëria

Grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge, ekstradohen nga Italia dhe Greqia dy persona

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Ekstradohen në Shqipëri dy shtetas shqiptarë të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 32 vjeçari Gjergji Luli u ekstradua nga Italia pasi ishte lënë në “Arrest në burg”, për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

32 vjeçari, në bashkëpunim me një tjetër, dyshohet se ka transportuar dhe më pas i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, për 200 000 euro dy personave të tjerë. Sipas policisë, këta të fundit e kanë trafikuar dhe shitur këtë sasi droge në zonën e Bergamos, Itali, në periudhën mars-nëntor të vitit 2016.

Gjithashtu, në janar të vitit 2017, në Bergamo, është sekuestruar edhe një sasi tjetër kokaine, që dyshohet se 32 vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij ia kishin shitur këtyre personave. Ndërkaq, nga Greqia është ekstraduar 48 vjeçari Arben Cufe, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike.

Ky shtetas ishte në kërkim , pasi në vitin 2019, gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Arben Cufe, në bashkëpunim me një tjetër, dyshohet se ka organizuar trafikimin e një sasie lënde narkotike kanabis në shtetin grek.

Sasia e lëndës narkotike është transportuar në Greqi, kundrejt pagesës në euro nga katër shtetas, të cilët janë arrestuar nga policia. 2 shtetasit e ekstraduar në Shqipëri iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat