Deputeti Tritan Shehu: Nuk kam besim te Kushtetuesja, instrument i qeverisë

Shqipëria

Deputeti Tritan Shehu: Nuk kam besim te Kushtetuesja, instrument i qeverisë

Më: 15 janar 2024 Në ora: 16:18
Foto nga intervista

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një komunikim të drejtpërdrejtë për rubrikën “Opinion” në News24, foli për aksionin opozitar.

Ai u shpreh se aksioni opozitar varet nga sjellja e mazhorancës, ndërsa shtoi se kjo e fundit ndryshoi ligjin për komisionet hetimore në mënyrë arbitrare.

Sakaq u ndal te prania e presidentit Bajram Begaj në Parlament, ku tha se nuk është njoftuar, ndërsa shtoi se ky është mos respekt.

“Aksioni opozita varet nga sjellja e mazhorancës. Mazhoranca ndryshoi ligjin për komisionet hetimore në mënyrë arbitrare. Unë nuk kam besim te Kushtetuesja, pasi është instrument i qeverisë. I takon mazhorancës të reflektojë në ndryshime të qëndrimeve të saj. këta janë mësuar në thellimin e shkeljes së rregulloreve.

Nuk jemi njoftuar për prezencën e Presidentit në Parlament dhe kjo tregon mos respekt.

Ata po kërkojnë paterica dhe numra artificialë dhe mund të gjejë. Me paterica kanë ata që duan të bëhen kukullat e Ramës, është e qartë kush janë. Një opozitë duhet të japë sinjalet e luftës dhe rezistencës, një opozitë duhet të rezistojë, pasi nëse i nënshtrohesh regjimit, ai do të shkelë e këmbë. Ky është regjim ku nuk hyn parlamentarizmi në funksion, por rezistenca.

Ajo që po i ndodh Berishës është dëshirë për t’i mbyllur gojën kryetarit të PD-së. Në regjimin modern kjo bëhet, u mbyllet goja”, u shpreh Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat