U shkarkua nga detyra, reagon për herë të parë drejtoresha e Kadastrës së Sarandës

Shqipëria

U shkarkua nga detyra, reagon për herë të parë drejtoresha e Kadastrës së Sarandës

Më: 15 janar 2024 Në ora: 19:55
Aida Demi

Aida Demi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra si drejtoreshë e Kadastrës në Sarandë, post të cilin e ka mbatur për 2 vite e 6 muaj.

Demi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka qenë nder dhe priviligj që të mbante këtë post, teksa falenderon stafin e ASHK.

Ndër të tjera Demi nuk preferon të flasë për integritetin, teksa shkruan se ata që e njohin e dinë punën e saj.

E teksa thuhet se është shkarkuar për shkak të shkeljeve të dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, Demi thotë se koha është aleate e së vërtetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat