Policja e rrugores: Parakalimi i gabuar do konsiderohet vepër penale, sjell vdekje

Shqipëria

Policja e rrugores: Parakalimi i gabuar do konsiderohet vepër penale, sjell vdekje

Më: 16 janar 2024 Në ora: 09:38
Anxhelina Bregu

Anxhelina Bregu, inspektore e trafikut urban se sipas statistikave janë 568 raste që janë ndëshkuar për parakalim të gabuar.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians“ në Euronews Albania, ajo theksoi se parakalimet e gabuar sjellin rrezik për jetën e njerëzve, duke shtuar se do të ketë ashpërsim të masave për këtë shkelje rrugore.

Mes të tjerash ajo nënvizoi se parakalimi i gabuar do të konsiderohet vepër penale.

“Ka drejtues mjetesh që janë korrekt dhe respektojnë rregulla. Për shkak të parakalimeve të gabuara, policia e Tiranës duke iu referuar statistikës, kemi 568 raste që janë ndëshkaur për parakalim të gabuar. Përsa i përket disa shkeljeve do të ketë një ashpërsim tek kodi rrugor. Parakalimi i gabuar do të konsiderohet vepër penale. Kemi shumë humbje jete për shkak të parakalimit të gabuar”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat