“Ishte provokim i ideuar shumë dobët”- Opozita pengoi fjalën e Presidentit në Kuvend, Vasili: Skenar i Ramës!

Shqipëria

“Ishte provokim i ideuar shumë dobët”- Opozita pengoi fjalën e Presidentit në Kuvend, Vasili: Skenar i Ramës!

Më: 16 janar 2024 Në ora: 14:23
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se pjesëmarrja e presidentit Bajram Begaj në seancën e djeshme parlamentare ishte një provokim, sipas tij, i ideuar shumë dobët.

Në një intervistë për Panorama TV, Vasili theksoi se Kreu i Shtetit është inekzistent, ndërsa shtoi se u paraqit në Kuvend “thjesht për të qenë bërë shërbimin e ditës në seancën mafioze të radhës të Ramës dhe deputetëve të tij”.

“Ishte provokim miserabël që nuk meriton asnjë koment, ishte shumë pak për ta quajtur sjellje një kreut të shtetit. Presidenti ka qenë dhe është inekzistent.

Ishte thjesht për të qenë bërë shërbimin e ditës në seancën mafioze të radhës të Ramës dhe deputetëve të tij.

Të bëhesh pjesë e një skenari të tillë nuk është as morale dhe as kushtetuese. Është thjesht provokim i ideuar, menduar shumë dobët”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat