Në kërkim për prodhim dhe trafik droge, arrestohet 55-vjeçar në Mat

Shqipëria

Në kërkim për prodhim dhe trafik droge, arrestohet 55-vjeçar në Mat

Më: 17 janar 2024 Në ora: 14:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 55-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Matin, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit me inicialet N.C., banues në fshatin Stojan, Mat.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka vendosur ndaj 55-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stojani”, ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë, janë autorët e një rasti të kultivimit dhe prodhimit të një sasie prej 3.3 kg kanabis, në fshatin Stojan të sekuestruar ditën e operacionit nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat