NATO e mban sekret lokacionin, zbulon ushtrimet e 7 shteteve aleate që po mbahen në Shqipëri

Shqipëria

NATO e mban sekret lokacionin, zbulon ushtrimet e 7 shteteve aleate që po mbahen në Shqipëri

Më: 17 janar 2024 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Aleanca Veri-Atlantike ka publikuar një video në platformën “X” një video të ushtrimeve të përbashkëta në mes të ushtarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s.

Përveç Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe forcat turke, greke dhe rumune.

NATO pa e zbuluar lokacionin e saktë, ka treguar se ushtrimet po mbahen diku në Shqipëri dhe se janë zhvilluar me parashuta, litarë nga helikopterët dhe kanë pasur të bëjne edhe me operacione të pastrimit.

“ Forcat Speciale Aleate janë një aset jetik i NATO-s”, thuhet në përshkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat