​40-vjeçari gjendet i vdekur në një hotel në Korçë

Shqipëria

​40-vjeçari gjendet i vdekur në një hotel në Korçë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12. Burime bëjnë të ditur për Top Channel se viktima është nga Tirana.

Ende nuk dihen shkaqet, përse 40-vjeçari ka ndërruar jetë.

Policia është në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat