Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të PD, zbardhen diskutimet nga mbledhja me dyer të mbyllura

Shqipëria

Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të PD, zbardhen diskutimet nga mbledhja me dyer të mbyllura

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës 10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që përfshin deputetët që mbështesin Bardhin dhe Berishën.

Osman Stafa raporton se deputetët e opozitës vendosin të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore që pritet të nisë në orën 11:00.

Sakaq mësojmë se deputetët e opozitës janë vendosur brenda sallës ku do të mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat