“Jam kërcënuar me jetë unë dhe familja ime”/ Gjyqtarja kërkon mbrojtje të posaçme nga KLGJ

Shqipëria

“Jam kërcënuar me jetë unë dhe familja ime”/ Gjyqtarja kërkon mbrojtje të posaçme nga KLGJ

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë Arnisa Këlliçi ka kërkuar mbrojtje të posaçme nga KLGJ, pasi pretendon se ka marrë një letër kërcënuese.

“Të nderuar! Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat