“Ra në dashuri me 16-vjeçaren”, Jazexhi: Mjekun Dervish Hasi donin ta rekrutonin si spiun

Shqipëria

“Ra në dashuri me 16-vjeçaren”, Jazexhi: Mjekun Dervish Hasi donin ta rekrutonin si spiun

Më: 20 janar 2024 Në ora: 22:35
Dervish Hasi

Temë e emisionit Review, në Euronews Albania, këtë të shtunë ishte arrestimi i mjekut Dervish Hasi për kryerjen e marrëdhënieve me një vajzë të mitur 16-vjeçe, të cilën e prezantonte si gruan e katërt.

I ftuar në studio, historiani Olsi Jazexhi, zbuloi një version jozyrtar që ai tha se e ka mësuar nga avokati i kirurgut.

Jazexhi tha se akuza është fabrikuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët tentuan fillimisht ta rekrutonin si spiun në njësinë e antikorrupsionit, por kur mjeku nuk pranoi, tentuan ta godisnin përmes procesit penal.

Historiani e pranoi lidhjen e mjekut me vajzën e mitur, dhe shtoi se nuk ka asnjë gjë të keqe që të biesh në dashuri. Ai u shmang dhe nuk foli për veprën penale për të cilën akuzohet mjeku që është pornografia dhe marrëdhënia seksuale me të mitur.

“Me sa kam marrë vesh unë, ky doktor ngaqë është mysliman me mjekër dhe një njeri influent në komunitetin mysliman është kërkuar që të rekrutohet si spiun nga policia e anti-terrorit. Në Shqipëri bëhet një luftë e hapur kundër komunitetit myslimanë, ku besimtarët myslimanë survejohen. KMSH nuk përfaqëson islamin në Shqipëri. Në Shqipëri islami është fe e lirë që praktikohet nga besimtarët, jetojmë në një epokë globaliste”.

“Këta që drejtojnë komunitetin mysliman në Shqipëri në Turqi konsiderohen si terroristë, pjesë e organizatës së Gylenit dhe shumica e besimtarëve nuk i njohin. Tani në lidhje me rastin, është nga këta OPGJ-të që pasi nuk ka arritur t’i bëjnë presione i kanë hapur këtë çështje sikur po bënte prostitucion. Ky është një doktor që ka rënë në dashuri me një 16-vjeçare. Policia shkon pas besimtarëve myslimanë. Këtë version ma ka dhën avokati”, tha Jazexhi.

Ndryshe, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit në burg për mjekun Dervish Hasi. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën Penale. Mjeku akuzohet nga Prokuroria për trafikimin e të miturve dhe pornografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat