Vrasja e katërfishtë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Rama: Drejtësi për 21 janarin

Shqipëria

Vrasja e katërfishtë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Rama: Drejtësi për 21 janarin

Më: 21 janar 2024 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Në 13-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve të Partisë Socialiste, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Me një shënim në faqen zyrtare “Facebook”, shefi i qeverisë kërkon drejtësi për viktimat e pafajshme dhe krimin shtetëror të 21 janarit.

“Drejtësi për 21 janarin”, shkruan Rama.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011. Qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha u tregua e dhunshme ndaj protestuesve dhe opozitës së kohës, duke përdorur dhunë, rrahje deri tek vrasja e katët qytetarëve, të cilët po protestonin paqësisht para godinës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin e zbardhur për vrasjen e Aleks Nikës në protestat e 21 janarit ka bërë pëgjegjës shtetin shqiptar për vrasjen, por edhe për mos zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorëve.

Sipas gjykatës, shteti dështoi të kontrollojë protestën dhe oficerët e Gardës së Republikës perdorën armët e zjarrit duke vrarë  katër përsona përfshi edhe Aleks Nikën. Në Shqipëri, sipas vendimit të Strasburgut, gjykatat nuk saktësuan nëse përdorimi i armëve mbi protestuesit ishte mundësia e fundit për gardistët

“ Proceset kombëtare nuk shqyrtuan nëse forcat e sigurisë mund të kishin përdorur mjete të tjera (jo-vdekjeprurëse) per kontrollin të turmave, të cilat në ditën e ngjarjeve ishin përdorur shumë pak dhe kjo për motive që nuk janë shpjeguar nga autoritetet”, thuhet mes tjerash në vendimin e Gjykatës Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat