Reshjet e borës, ARRSH: Borëpastrueset në terren, qarkullimi vijon pa probleme

Shqipëria

Reshjet e borës, ARRSH: Borëpastrueset në terren, qarkullimi vijon pa probleme

Më: 21 janar 2024 Në ora: 10:14
Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se borëpastrueset dolën në terren në të gjitha akset ku pati stuhi dëbore dhe prezencë të akullit.

Sipas ARRSH, gjatë natës intensiteti i reshjeve të borës u rrit në Juglindje, ndërsa në veri pësoi rënie.

“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë. Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore. Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat