I dashuri abuzonte me të bijën qëkur ishte tetë vjeç, bie në pranga 56-vjeçari, çfarë zbuloi gruaja në telefonin e tij

Shqipëria

I dashuri abuzonte me të bijën qëkur ishte tetë vjeç, bie në pranga 56-vjeçari, çfarë zbuloi gruaja në telefonin e tij

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Policia Greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa i datëlindjes1968 nga fshati Dhrovjan i Sarandës pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur.

Sipas prokurorisë së posacme për krimet ndaj të miturve të athinës,ka qënë një denoncim prej të jëmës së viktimës e cila është shtetase shqiptare që coi në zbardhjen e akteve cnjerëzore që autori kryente me të miturën me iniciale K.E e datëlindjes 2008.

Prej verifikimeve rezultoi autori hynte në banesën e viktimës duke shfrytëzuar lidhjen personale me të jëmën e saj.

Cdo gjë nisi kur e mitura ishte në moshën 8 vjeçare.

Në atë periudhë Papa nisi të abuzojë me të miturën,madje gjatë kësaj periudhe nisën edhe aktet seksuale mbi trupin e saj.

E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç dhe vazhdonte ende deri para pak ditësh.

Madje,herën e fundit që ata patën një kontakt,ajo ishte detyruar ti dërgojë autorit edhe një foto intime të saj. Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj.

Ka qënë e jëma e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve ,e denoncoi atë në polici dhe prikurori.

Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të kodit penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat