Sherr mes të miturve, 17-vjeçari përfundon me plagë thike në spital

Shqipëria

Sherr mes të miturve, 17-vjeçari përfundon me plagë thike në spital

Më: 22 janar 2024 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur Burrel, ku për pasojë ka mbetur i lënduar me thikë një 17-vjeçar i identifikuar si Erjon Livani.

Mësohet se ka qenë një 14-vjeçar që ka goditur adoleshentin, ndërsa sherri mes tyre rezulton të ketë qenë për motive të dobëta.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, ndërsa hetimet për ngjarjen kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat