Besnik Mustafaj komenton ‘sherrin’ në komision: Duhet të ndiqte shembullin e Tabakut

Shqipëria

Besnik Mustafaj komenton ‘sherrin’ në komision: Duhet të ndiqte shembullin e Tabakut

Më: 22 janar 2024 Në ora: 18:39
Besnik Mustafaj

Duke komentuar atë që ndodhi pak ditë më parë në komisionin e Medias, drejtuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, politikani i njohur Besnik Mustafaj, thotë në News 24 se ajo nuk duhet të vinte në pozitë kolegët e saj, të cilët e kanë shpallur një strategji.

“Ajo nuk duhej ta vinte veten në këtë pozitë që të provokonte kolegët e vet. Mund ta bënte online. Kemi rastin e zonjës Tabaku që është kryetare e një komisioni shumë të rëndësishëm.

Ajo ka deklaruar se nuk është dakord me këto forma që po përdor opozita në Parlament, por ka deklaruar gjithashtu se nuk do ta mbledhë asnjëherë komisionin që të bie ndesh me opozitës. Ky duhet të ishte qëndrimi që duhet të mbante Flutura Açka.

Këta kanë vendosur këtë standard që të mos lejojë mbledhjen e komisioneve. Efektive është për sa kohë zë vend në deklaratën e komitetit të përbashkët PE-Shqipëri dhe në deklaratën e samitit evropian. Në adresimin e Shqipërisë thuhet të krijohen kushtet për dialog me opozitën. Opozita ka dy mundësi, fjalën dhe kur fjala nuk dëgjohet atëherë do bërtasë në të gjitha format e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat