Dështoi më 19 janar, mblidhet sërish të premten komisioni për reformën zgjedhore

Shqipëria

Dështoi më 19 janar, mblidhet sërish të premten komisioni për reformën zgjedhore

Më: 23 janar 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Të premten më 26 janar në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm i reformës zgjedhore.

Mbledhja vjen pas datës 19 janar, ku mbledhja e komisionit dështoi.

Kjo ndodhi për shkak për shkak të ndërhyrjes së deputetëve të grupimeve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, të cilët bllokuan sallën. Ata kundërshtuan përfaqësimin e tyre me bashkëkryetarin Enkelejd Alibeaj, pjesë e Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha.

Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po bëjnë lojën e kryeministrit Edi Rama. Socialistët u shprehën të habitur për situatën e krijuar, duke deklaruar se opozita duhet të jetë e para që të jetë e interesuar për realizimin e reformës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat