Gjinekologu shqiptar: Çmenduri që 14-vjeçarja të kryejë marrëdhënie seksuale

Shqipëria

Gjinekologu shqiptar: Çmenduri që 14-vjeçarja të kryejë marrëdhënie seksuale

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:51
Shkëlqim Balili

Gjinekologu Shkëlqim Balili ishte këtë të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth ngjarjes ku kirurgu 42-vjeçari Dervish Hasi pretendonte se kishte martesë dhe kryente edhe marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare.

Marrëdhëniet e tyre  kishin nisur që prej dy vitesh, kur vajza ishte ende 14-vjeçe, gjë që sipas gjinekologut është çmenduri.

“Është çmenduri! Unë dua ta diskutoj vetëm në aspektin shkencor, në aspektin human dhe në aspektine zhvillimit njerëzor.  Ju duhet të dini këtë gjë.

Femrat kanë disa faza të zhvillimit, është foshnja, është embrioni, është fetusi deri sa lind është foshnja derinë 2-3 vjeç, është puberteti 11-15 dhe puberteti është një zhvillim i cili bëhet nën kontrollin stritk të hormoneve.

Këto hormone kanë një veti të çuditshme, që zhvillojnë dhe rrisin e bëjnë ndryshimin nga fëmijë në të rritur. Në moshën 15-16 vjeç ne ndahemi në shenja seksuale femërore dhe shenja seksuale mashkullore. Faza tjetër është adoleshenca, periudhë ku ekzistojnë emocionet, por jo logjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat