Artan Hoxha zbulon emrin e politikanit të njohur që përmendet në hetimet e Ahmetajt

Shqipëria

Artan Hoxha zbulon emrin e politikanit të njohur që përmendet në hetimet e Ahmetajt

Më: 25 janar 2024 Në ora: 23:39
Artan Hoxha

Artan Hoxha ka folur për hetimet që po kryen SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cilën janë burgosur disa zyrtarë, mes tyre edhe dy nga Bashkia e Tiranës. 

Hoxha tha se kryebashkiaku Veliaj përmendet në dosjen e SPAK kundër Ahmetajt, por ende nuk rezulton në hetimet për inceneratorin e Tiranës. Gazetari tha se hetimet po vijojnë dhe se ato i kryen prokurori Dritan Prençi. 

"Te hetimi për Arben Ahmetajn është përmendur edhe emri i Veliajt. Te hetemet e tjera, nuk del deri tani. Ai prokurori që ka hetuar çështjen, është prokurori që ka zëvendësuar Dumanin në Tropojë. Janë prokurorë që e njohin njëri-tjetrin. Zoti Prençi, është akoma nën hetim e sipër çështje. 

Opinioni publik, për shkak të rëndësisë së çështjes dhe fakti që inceneratori i Tiranës ka vlerë të madhe monetare, por edhe për fondet e harxhuara, mbi 70 milionë euro, qytetarët janë shumë të interesuar në këtë histori.

Edhe Kryetari i Bashkisë nuk është më aq aktiv sa më parë. Gjëja që ka ndodhur kohët e fundit, është zhdukur fare lajmi nga mediat për inceneratorët e Tiranës.

Duan që zjarri edhe po nuk u fik, ta mbulojë hiri.

Ajo si çështje është nën hetim, por nuk kemi aq kohë sa të presim, kërkojmë veprime të shpejta. Duke parë Fierin dhe Elbasanin, që nuk u shkua te kryetarët e bashkive, jam skeptik për Tiranën, duhet shtyrje, fuqi madhore, që ta çonte deri aty. SPAK është makineri në rrugë e sipër", tha Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat