Vetëvrasja e policit në Durrës, ish-oficeri: Mënyra se si e larguan nga puna mund të ketë ndikuar

Shqipëria

Vetëvrasja e policit në Durrës, ish-oficeri: Mënyra se si e larguan nga puna mund të ketë ndikuar

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

I ftuar në studion e Panorama TV, ish-oficeri i policisë, Arben Luzi foli në lidhje me vetëvrasjen e policit në Durrës.

Ai tha se manyra se si e kanë larguar nga puna mund të ketë ndikuar, duke shtuar faktin se  puna e policit ka një stres të jashtëzakonshëm, pasi ka të bëjë me jetën e njerëzve,

“Policia sot është pjesë e administratës civile por ka atribute edhe nga Policia e Shtetit. Policia ka stres të jashtëzakonshëm, qoftë në rolin bazë, të mesën apo të lartë.

Stres sepse kanë të bëjnë me jetën e njerëzve. Duket sikur polici kryen një volum të pakët, por në realitet është ndryshe,  që nga polici më i thjeshtë. Ai prezanton shtetin shqiptar. Shumica e policëve janë trajnuar dhe është bërë punë e madhe që ata të kenë formim të mirë.

Për rastin e psikologëve, ata nuk merren me policët, por janë vetëm kur merren në pyetje personat e mitur dhe nuk kanë kohë për policët që kanë nevojë.

Për rastin e policit në Durrës,mënyra se si ky iku nga policia, mund ta ketë shtyrë” tha ai.

Ndërkohë i ftuari tjetër, gazetari Dritan Laçi specifikoi faktin që ky nuk është rasti i vetëm në radhët e policisë, duke ngritur shqetësimin se në drejtoritë e Policisë nuk ka psikologë, ku efektivët mund të trajtohen.

“Duhet të kuptojmë që edhe ata janë pjesë e shoqërisë, me problemet dhe hallet e tyre. Në pikëpamjet e trajtimit psikologjik duhet të trajtohet si pjesa tjetër e shoqërisë.

Kjo nuk është se bëhet si duhet. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vetëm 3 psikologë.

Kemi raste kur ka pasur policë që kanë qëlluar brenda në komisariat, ka raste bullizim brenda policisë, ka efektivë që kanë probleme jashtë orarit të punës, por t’i sërish je polic. Tani si trajtohet ky rast?

Konflikti ka filluar para dy vitesh mes dy kolegëve. Pa shkuar te sedra që ai ka pasur pasi ka pasur mbi 3 dekada në polici, pa futur edhe pamundësinë më pas për të sjellë të ardhura” tha Laçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat