U kërcënua me jetë, gjyqtarja Këlliçi: Më kërcënoi prokurori Adriano Dyrmishi

Shqipëria

U kërcënua me jetë, gjyqtarja Këlliçi: Më kërcënoi prokurori Adriano Dyrmishi

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:47
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi, e cila pak ditë mori mbrojtje të veçantë të miratuar nga KLGJ për shkak të kërcënimeve, ka zbuluar emrin e kolegut për të cilin e  dyshon si kërcënuesin e dyshuar të saj.

Në një letër drejtuar prokurores së çështjes Deniona Katro, Këlliçi thotë se kërcënimi i ka ardhur nga prokurori i Tiranës, Adriano Dyrmishi.

Ajo kërkon që çështja e hetimeve të transferohet në një prokurori të afërt për shkak se ndodhemi në kushtet e konfliktit që dosja të hetohet në Prokurorinë e Kryeqytetit.

Këlliçi shkruan se nga dy kërcënimet që i kanë ardhur, njëri është bërë nga prokurori Dyrmishi dhe këtë ajo e ka deklaruar para grupit hetimor. Sipas gjyqtares pikërisht kur letra kërcënuese ka ardhur në zyrën e saj, aty ishte Prokurori Adriano Dyrmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat