“Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi, vajza 9-vjeçare i tregoi policisë për sjelljen e babait

Shqipëria

“Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi, vajza 9-vjeçare i tregoi policisë për sjelljen e babait

Më: 27 janar 2024 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Ishte pikërisht vajza 9-vjeçare që theu heshtjen dhe foli me policinë kur ajo mbërriti në banesë, pasi Jetnor Zhabori i kishte kyçur brenda.

Ajo tregoi gjithë sjelljet e të atit dhe se si kur ikte në shkollë kishte merak për të ëmën të cilën e gjente gjithmonë duke lotuar.

Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike.

Sipas informacioneve, Zhaboli gjithashtu terrorizonte fëmijët.

Sa herë që ai largohej, u ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres asaj, e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku u linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

35-vjeçari u vu në prangat e policisë një ditë më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat