Vidhet argjendaria në pedonalen e qytetit të Korçës, autorët hapën qepenin dhe thyen xhamin

Shqipëria

Vidhet argjendaria në pedonalen e qytetit të Korçës, autorët hapën qepenin dhe thyen xhamin

Më: 31 janar 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Një argjendari është vjedhur gjatë natës në pedonalen e qytetit të Korçës.

Mësohet se autori/autorët kanë hapur qepenin dhe më pas kanë thyer xhamin e vitrinës, duke u futur brenda.

Aty kanë marrë unaza e varëse me vlerë.

Po kontrollohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat