Nga llogaritë në emër tjetër te këngëtarët, aktorët apo bizneset, eksperti tregon se ku “fshihen” paratë e pista

Shqipëria

Nga llogaritë në emër tjetër te këngëtarët, aktorët apo bizneset, eksperti tregon se ku “fshihen” paratë e pista

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 06:34
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Top Story, tregon se ku i fshehin paratë deputetët dhe ku i pastrojnë ato.

Disa nga metodat që përmend eksperti janë depozitat bankare në emër të dikujt tjetër, bankat offshore, bizneset e dorës së dytë, arti, kultura apo lojërat e fatit.

“SPAK-u ka përmbysur të gjitha metodat klasike, që ne kemi pasur për pastrim parash. Ato deklarata janë korrekte, por nuk i bëjnë vetë politikanët, kanë marrë madje edhe ekspertë ndërkombëtar për të analizuar se si realizohet pastrimi i parave, pra si pastrohet paraja.

Edhe nga trajnimet që ka bërë SPAK-u, zërat kryesorë deri më sot janë, e para depozitat që t’i nuk ke një numër llogarie bankare, por ke një depozitë në emrin e një personi të besuar, që fut gjëra me vlerë brenda. Ka të dhëna nga SPAK që i kanë futur paratë në këto depozita. Pra nuk ka një shifër po janë këto kasetat, i paguan një qira vjetore dhe i mban aty gjithë kohën.

Problemi qëndron edhe te offshore-t, bankat në Holandë, që janë kaluar në bankat offshore, që janë edhe në Karaibe dhe në Dubai, flitet që ka edhe përqindje në bankat e nivelit të dytë.

Kemi edhe ngurtësimin në flori. Ka një fenomen që nuk kuptohet në Shqipëri, në disa biznese hyjnë shumë pak njerëz, ndërkohë që faturimi është shumë i madh. Hetohet për pastrimin e produktit të veprës penale, sepse ti nuk e justifikon dot që nuk të hyn askush dhe ti faturon.

Po ashtu kemi edhe artin e kulturën, Kosova e bëri. Në Shqipëri ka aktorë, këngëtarë madje edhe filma që sponsorizohen nga persona që duan të pastrojnë produkte të veprave penale, edhe kjo po hetohet.

Tjetra është në noteri, unë marr hua nga dikush dhe them ja se po ia kthej gradualisht, ndërkohë që janë lekët e mia dhe kjo bëhet në mënyrë fiktive.

Dhe lojërat e fatit, ne i kemi pasur të ligjëruara, tani i kemi të paligjëruara dhe tani do ligjërohen prap. Janë justifikuar që i kanë fituar paratë në lojërat e fatit”, tha Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat