“Ndaj meje është vendosur një mur i pakapërcyeshëm”- Fredi Beleri bën publike deklaratën e tij të dhënë para gjykatës

Shqipëria

“Ndaj meje është vendosur një mur i pakapërcyeshëm”- Fredi Beleri bën publike deklaratën e tij të dhënë para gjykatës

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 00:41
Fredi Beleri

Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri me anë të një postimi në “facebook” ka bërë publike deklaratën e tij të dhënë  sot (1 shkurt) gjatë seancës gjyqësore.

Ai është shprehur se kundër tij është vendosur një mur i pakapërcyeshëm  nga qeveria dhe jo vetëm dhe haptazi po tregohet një anshmëri.

Beleri e ka mbyllur deklaratën e tij duke thënë se ai nuk pret me drejtësi dhe e di  që do të dënohet, nda i kërkon se atë që duhet ta bëjnë ta bëjnë sa më shpejt.

“Fatkeqësisht, kundrejt meje duket qartë se është vendosur një mur i pakapërcyeshëm si nga qeveria, ashtu dhe nga policia, gazetarët, prokuroria dhe nga ju gjyqtarët. Po tregoni në çdo seancë se jeni duke më trajtuar ndryshe. Deri më sot nuk keni pranuar asnjë kërkesë të mbrojtësve të mi. Përkundrazi, po pranoni gjithçka kërkojnë prokurorët, madje, në disa raste u jeni drejtuar avokatëve të mi me tone të larta. Haptazi po tregoni njëanshmëri.

Lidhur me dëshminë e penalitetit dëshiroj të theksoj se prej vitit 2019 e deri më sot, në këtë moment, e vetmja që ka ndryshuar dhe doli “ndryshe” ishte dëshmia e datës 12 maj, dmth ditën që në mënyrë të paligjshme u krye arrestimi dhe në vijim paraburgimi im. Njeriu i mençur e pranon gabimin e tij, dinaku e justifikon, ndërsa budallai këmbëngul në marrëzinë e tij, në paranojën e tij.

Meqenëse, fatkeqësisht, nuk pres më drejtësi nga kjo gjykatë, pasi tashmë ju e keni vendosur të më dënoni, ju lutem që të paktën se atë që “duhet” të bëni, bëjeni shpejt. Në këtë gjykatë ndihem i vetëm dhe i pambrojtur përballë një shteti të tërë” shprehet Beleri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat