Zjarr në katin e parë të një pallati në Korçë! Brenda në apartament një grua e sëmurë

Shqipëria

Zjarr në katin e parë të një pallati në Korçë! Brenda në apartament një grua e sëmurë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfshihet nga flakët një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit, në afërsi të zonës të quajtur “Ura e Fajancës”.

Mësohet se brenda në banesë ka qenë një grua, e sëmurë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Nuk dihen rrethanat e zjarrit, zjarrfikësja ende në vendngjarje për të shuar flakët.

Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat