Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, “goditet” grupi! Policia kontrolle në Kamzë dhe Bathore, gjenden rreth 40 kg lëndë eksplozive

Shqipëria

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, “goditet” grupi! Policia kontrolle në Kamzë dhe Bathore, gjenden rreth 40 kg lëndë eksplozive

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh e lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Sipas operacionit të kodua “The same”,  në pranga të policisë ranë Rigon Maliqi 20 vjeç, Lion Pira 25 vjeç dhe Shkëlqim Halabaku, të tre banues në Gjilan të Kosovës.

U shpallën në kërkim dhe dy shtetas të tjerë kosovarë is dhe u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasëse tritol.

Kjo sasi ishte destinuar për tu përdorur nga grupet kriminale në Shqipëri’ deklaroi drejtori i policisë së shtetit” deklaroi drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencën krah prokurorit Ritvan Suka, zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, shefin e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Njoftimi i policisë:

Gjatë këtyre 2 operacioneve u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale.

Për të dyja rastet, autorët janë vënë në pranga.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat