“Federata, mision i madh”/ Nazarko: Opozita s’po zgjidh dot çështjen e bashkëkryetarit për zgjedhoren që është sfidë më e vogël

Shqipëria

“Federata, mision i madh”/ Nazarko: Opozita s’po zgjidh dot çështjen e bashkëkryetarit për zgjedhoren që është sfidë më e vogël

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 21:06
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko thotë se krijimi i një federate opozitare është një mision i madh, por gjithashtu një sfidë e madhe për opozitën.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se nëse opozita nuk gjen dot konsensus për bashkëkryetarin e komisionit për reformën zgjedhore, e cila është sfidë më e vogël, nuk mund të gjejnë zgjidhje për krijimin e një federate opozitare.

“Edhe ju vetë, pavarësisht se nuk e ndjekur këtë pjesë të opozitës që është në rregull me numrin e votave të Berishës, në këto aksionin e kërkimit të dyerve, dritarve, apo shpartallimit të karrigeve, ju vetë e fokusoni te personat Pse? Kur vjen fjala te komisioni bipartizan, në momentin kur ju nuk arritni të gjeni dot emëruesin e përbashkët, që ai që është kryetar për nga opozita, të përfaqësojë pozitën e palës tjetër, pavarësisht se është i Bashës ose Berishës, kur ju nuk arrini në një sfidë kaq të vogël, ju po kërkoni një sfidë akoma më të made, të gjeni emëruesin e përbashkët siç është federata.

Federata është një mision i madh që ka shumë të panjohura brenda. Juve, thoni nuk e përjashtoni, por ju nuk mund të përjashtoni as Bashën. Kur zgjidhjen e bashkëkryetarit të komisionit biparizan, nuk e arrini dot, nuk mund të arrini dot të zgjidhni diçka kaq të madhe. Mund të merreni me të dyja njëherësh, nuk do të thotë asgjë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat