Psikologia: Di raste që vjehrrat i hyjnë djalit në dhomën e gjumit

Shqipëria

Psikologia: Di raste që vjehrrat i hyjnë djalit në dhomën e gjumit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:31
Psikologia Eksena Qirici

Psikologia Eksena Qirici është shprehur se ka një marrëdhënie xhelozie të dukshëm në marrëdhëniet mes nuseve dhe vjehrrave në Shqipëri.

Komentet Qirici i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se ka shumë raste që vjehrrat hyjnë edhe në dhomën e gjumit të djalit, teksa është me nusen në momente intime.

Ajo shtoi se këto lloj marrëdhënies sjellin edhe problematika të tjera në shoqërinë shqiptare, pasojat e të cilave i vuajnë kryesisht vajzat.

“Xhelozia në raportin nuse vjehrrë aktivizohet xhelozia, pjesa negative e kësaj lloj traume, në raport me vajzën kemi këtë kuptueshmërinë që nuk e kuptojmë dot.

Nusja shihet si edukim i një gruaje tjetër. Pra është marrëdhënie xhelozie. Shpesh dëgjoj që janë nëna që ndërhyjnë edhe në marrëdhëniet intime.

Hapin derën në mënyrë të papritur, për të kontrolluar… Hyjnë në dhomën e gjumit, kjo është xhelozia më e madhe, kjo është arsyeja e ipxhelozisë. Futet në mbrëmje ose në mëngjes për të parë çiftin në marrëdhënie intime”, tha psikologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat