Akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane

Shqipëria

Akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Erando Mara, 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në  Kavajë.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e 46-vjeçareit shqiptar në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat