Miratimi i amnistisë penale në Kuvend, Bardhi tregon kushtin e PD: E votojmë nëse pranohen komisionet hetimore

Shqipëria

Miratimi i amnistisë penale në Kuvend, Bardhi tregon kushtin e PD: E votojmë nëse pranohen komisionet hetimore

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:02
Gazment Bardhi

Kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi përmes një deklarate për mediat nga kryesia e Kuvendit, foli edhe votimin e amnistisë penale.

Bardhi tha se opozita do të votojë kur parlamenti t’i kthehet normalitetit dhe kushti i PD është se do të votohet kur të pranohen komisionet hetimore, një funksion kushtetues i Kuvendit, thotë ai.

Para se të shkojmë në votimin e ligjeve konsensuale ku Amnistia ka qenë e tillë, Parlamenti duhet t’i rikthehet normalitetit dhe kjo po pengohet nga refuzimi që mazhoranca bën ndaj kërkesave të opozitës. Ne e mbështesim Amnistinë Penale, ka qenë traditë e gjatë kur është votuar në mënyrë konsensuale, por para se të shkojmë në këtë fazë, pra të bëjmë një konsensus të rremë, do duhet t’i rikthehemi shinave të kushtetues. Ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit. Bërja funksional i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritja e komisioneve hetimore.

Për sa i përket ligjit për komisionet hetimore, Bardhi deklaroi se “do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese edhe pse dita ditës po e humb autoritetin si garant të Kushtetueses”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat