I arrestuar për trafikimin e të miturës, shtyhet seanca për Dervish Hasin

Shqipëria

I arrestuar për trafikimin e të miturës, shtyhet seanca për Dervish Hasin

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 13:42
Dervish Hasi

Shtyhet seanca në Apelin e Përgjithshëm për mjekun Dervish Hasi i arrestuar për trafikim i të miturve dhe pornografi.

Ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për tu njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami.

Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12 mbahet seanca e radhës. Kirurgu Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë.

Gjykata e Apelit do vlerësojë kërkesën juridikisht, teksa ai mohon se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14  vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat