Detajet dhe qëllimi/ Edi Rama mbledh Asamblenë Socialiste

Shqipëria

Detajet dhe qëllimi/ Edi Rama mbledh Asamblenë Socialiste

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:01
Edi Rama

Socialistët mbledhin Asamblenë Kombëtare këtë fundjavë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se të dielën në orën  10:30, do ta gjejë të mbledhur këtë Asamble në Tiranë.

Mësohet se në fokus do të jenë zgjedhjet e nisura në bazën socialiste.

Në fjalën e kryesocialistit Edi Rama, pritet të jenë edhe çështje të tjera përveç atyre partiake, për të cilat është thirrur kjo asamble.

Mesazhi sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi:

Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS

Blendi KLOSI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat