Rasti i rëndë i vetëvrasjes në Kamëz, reagon Balla: Të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore për dhunën online

Shqipëria

Rasti i rëndë i vetëvrasjes në Kamëz, reagon Balla: Të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore për dhunën online

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 13:08
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për rastin e rëndë të vetëvrasjes së një të reje në Kamëz, pasi dyshohet se ajo është shantazhuar nga një foto intime e hedhur në rrjetet sociale. 

“Asnjë justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, ka thënë Balla pas ngjarjes së ndodhur në Kamëz.

Një ditë më parë një 27-vjeçare i dha fund jetës, ndërsa 39-vjeçarin Altin Çoku u arrestua me akuzën se me veprimet e tij ka shtyrë të renë drejt vetëvrasjes.

Në reagimin e tij Balla thekson se duhet të miratohen sa më parë ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt. Asnjë Justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat